Fund tragjik i 9-vjeçares në New York, babai e vrau për t’u hakmarrë ndaj ish-gruas së tij dhe i fshehu trupin

Luciano Frattolin, një biznesmen kanadez, është shpallur fajtor për vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare, Melina, në një zonë malore në verilindje të Nju Jorkut.
Sipas akuzës, Frattolin e mbyti vajzën gjatë një udhëtimi në korrik të vitit 2025 dhe më pas e fshehu trupin e saj nën një gur. Për të kamufluar krimin, ai pretendoi se vajza ishte rrëmbyer, duke shkaktuar një operacion të madh kërkimi dhe aktivizimin e një Amber Alert.
Prokuroria argumentoi se krimi ishte kryer për t’u hakmarrë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kali Galanis, e cila kishte kujdestarinë e plotë të Melinës.
Në gjykatë, nëna e 9-vjeçares dëshmoi se vajza nuk dëshironte të udhëtonte me të atin dhe kishte shprehur shqetësim për udhëtimin jashtë vendit. Fillimisht, babai kishte planifikuar një udhëtim në Etiopi, por ai u anulua dhe më pas Frattolin propozoi një udhëtim në Connecticut dhe Nju Jork.
Gjykatës iu deshën vetëm rreth një orë për të arritur në verdiktin fajtor. Frattolin përballet tashmë me burgim të përjetshëm për vrasje të shkallës së dytë dhe fshehje të trupit.


