Humb jeten Shefi i inteligjencës së Marinës iraniane, Teherani konfirmon sulmin izraelit

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Behnam Rezaei, kreut të Drejtorisë së Inteligjencës së Marinës, pas një sulmi që, sipas Izraelit, kishte për qëllim pikërisht të lartëin iranian.
Sulmi, i kryer më 26 mars, ishte njoftuar më parë nga autoritetet izraelite, ndërsa tani vjen edhe konfirmimi zyrtar nga Teherani.
Vdekja e Rezaei thekson përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe rrit shqetësimet mbi veprimet e mundshme të ndërsjella mes Iranit dhe Izraelit në ditët e ardhshme.
Ngjarja vjen në një periudhë të tensionuar në Lindjen e Mesme, duke vënë në pah rrezikun e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndikimin e mundshëm në stabilitetin rajonal.


