Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Lajmifundit
/
4 Prill 2026, 22:21
Bota

Irani duket se i është përgjigjur kërcënimeve të Donald Trump se “ferri” do të bjerë mbi vendin nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të hënën.
Në deklarata të transmetuara nga mediat shtetërore iraniane, një zëdhënës iranian tha:
“Mos harroni se nëse agresioni zgjerohet, i gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju. Iluzioni për të mposhtur Republikën Islamike të Iranit është kthyer në një moçal ku do të fundoseni.”


