“Kanë pësuar disfatë dërrmuese”, Trump paralajmëron përsëri: Irani do të goditet shumë rëndë sot!

Bota

“Kanë pësuar disfatë dërrmuese”, Trump

Ai paralajmëroi një tjetër sulm të mundshëm në shkallë të gjerë bashkë me Izraelin, por pa dhënë detaje.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një konferencë në mbrëmje deklaroi se “po përgatisim një sulm të organizuar me shumë surpriza”, duke paralajmëruar teheranin.

“Për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, shkatërrimi i plotë i zonave dhe vdekja e sigurt e grupeve të njerëzve që nuk janë shënjestruar deri më tani po merren seriozisht në konsideratë”, shkroi Trump në mënyrë karakteristike në Truth Social.

“Irani nuk është më ‘ngacmuesi i Lindjes së Mesme’, por ‘HUMBËSI I LINDJES SË MESME’ dhe do të mbetet i tillë për shumë dekada derisa të dorëzohet ose, më shumë gjasa, të shembet plotësisht!”, theksoi ai.

“Kanë pësuar disfatë dërrmuese”, Trump

Trump po i referohet “kërkesës së faljes” të lëshuar më herët sot nga Massoud Pezheskian, në të cilën presidenti iranian deklaroi se fqinjët e Iranit në Lindjen e Mesme nuk do të sulmohen për sa kohë që sulmet nuk nisin nga territori i tyre.

“Irani, i cili ka pësuar një disfatë dërrmuese, kërkoi falje dhe u dorëzua ndaj fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme, duke premtuar se nuk do t’i sulmonte më. Ky premtim u bë vetëm për shkak të sulmit të pamëshirshëm nga SHBA-të dhe Izraeli”, vuri në dukje ai./Panorama

ME TE LEXUARAT