Kreta “zhduket” nën pluhurin afrikan: Pamje si në Saharë tronditin ishullin

Bota

Kreta “zhduket” nën pluhurin afrikan: Pamje si në

Një valë e fuqishme pluhuri nga Afrika ka mbuluar Kretën, duke transformuar ishullin në një peizazh që ngjan me shkretëtirën e Saharasë.

Zona më e prekur është Heraklioni, ku dukshmëria është ulur ndjeshëm dhe qyteti është mbuluar nga një shtresë e dendur pluhuri.

Situata ka sjellë probleme në qarkullim dhe ka detyruar devijimin e disa fluturimeve, ndërsa cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të niveleve të larta të grimcave të rrezikshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, pasi fenomeni pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Pamjet e publikuara nga ishulli duken si skena të një filmi fantastiko-shkencor, por janë realiteti i momentit në Greqi.

ME TE LEXUARAT