Kundërpërgjigjet Irani, sulme bazave amerikane në Kuvajt, Katar e Bahrein

Bota

Kundërpërgjigjet Irani, sulme bazave amerikane në Kuvajt, Katar e

Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit nisën sulme ndaj Iranit, ku shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera, pas javësh kërcënimesh për ndërhyrje ushtarake.

Sipas Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, qëllimi i operacionit të përbashkët është “eliminimi i kërcënimeve të menjëhershme nga regjimi” i Iranit. Megjithatë, ai shtoi, duke iu drejtuar iranianëve, se “koha juaj e lirisë është shumë afër”, në një deklaratë nga rezidenca e tij në Palm Beach, Florida.

Ndërkohë sipas mediave iraniane, Irani është kundërpërgjigjur me sulme ndaj bazave amerikane në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Bahrein

Disa baza amerikane në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Bahrein janë nën sulm nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), raporton FARS. 

Të paktën një person u vra në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi disa raketa të lëshuara nga Irani u interceptuan, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të vendit.

Emiratet e Bashkuara Arabe deklarojnë se “ky sulm përbën një shkelje flagrante të sovranitetit kombëtar dhe të drejtës ndërkombëtare”. Ata gjithashtu deklarojnë se “rezervojnë të drejtën e plotë për t’iu përgjigjur këtij përshkallëzimi”.

ME TE LEXUARAT