Kush do ta pasojë Khamenein? Teherani drejt zgjedhjes së udhëheqësit të ri suprem

Asambleja e Ekspertëve në Iran pritet të mblidhet brenda 24 orësh për të zgjedhur Udhëheqësin e ri Suprem të vendit. Lajmi u bë i ditur nga anëtari i asamblesë, ajatollahu Mozafari, i cituar nga mediat iraniane.
Ajatollahu Ali Khamenei u vra gjatë sulmeve të para të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit fundjavën e kaluar. Udhëheqësi Suprem mban autoritetin më të lartë në sistemin politik iranian dhe ka fjalën përfundimtare në çështjet kryesore shtetërore.
88 anëtarët e Asamblesë së Ekspertëve janë përgjegjës për zgjedhjen e pasardhësit. Sipas parimit të sistemit iranian velayat-e faqih, kujdestaria e juristit islamik, posti duhet të mbahet nga një autoritet i lartë fetar me ndikim politik dhe religjioz.
Pas vdekjes së Khameneit, autoritetet iraniane krijuan një këshill drejtues të përkohshëm me tre anëtarë për të administruar vendin deri në zgjedhjen e udhëheqësit të ri.
Këshilli përfshin:
Masoud Pezeshkian, president i Iranit
Gholamhossein Mohseni Ejei, kreu i sistemit gjyqësor
Alireza Arafi, jurist dhe drejtues i organizatës paraushtarake Basij
Asambleja e Ekspertëve pritet të vendosë së shpejti për figurën që do të marrë drejtimin e institucioneve politike dhe fetare të Republikës Islamike./PAMFLETI


