BBC: Trump po merr vendime implusive, konflikti me Iranin mund të kthehet në një pikë kthese historike

Bota

BBC: Trump po merr vendime implusive, konflikti me Iranin mund të kthehet

Një muaj pas fillimit të sulmeve ajrore ndaj Iranit, presidenti amerikan Donald Trump po përballet me vendime kyçe që mund të ndikojnë jo vetëm në konflikt, por edhe në stabilitetin rajonal dhe botëror.

Sulmet fillestare goditën rëndë Iranin, por regjimi në Teheran ka ruajtur funksionimin e shtetit dhe po zgjerohet duke goditur objektiva në rajon dhe duke rritur presionin mbi interesat amerikane.

Një nga lëvizjet më shqetësuese ka qenë ndërhyrja në Ngushticën e Hormuzit, që ka tronditur tregjet globale të naftës dhe ka rritur rrezikun për një krizë ekonomike ndërkombëtare.

Ekspertët vënë re se SHBA-ja nuk ka një strategji të qartë afatgjatë dhe vendimet po merren kryesisht me impuls, ndërsa Irani po shfrytëzon avantazhet gjeografike dhe rrjetin e aleatëve për të balancuar fuqinë e kundërshtarëve.

Përpjekjet për negociata mbeten të brishta, me SHBA-në dhe Izraelin që kërkojnë rezultate të forta, ndërsa Irani kërkon garanci sigurie dhe njohje të rolit të tij në rajon.

Pa një zgjidhje diplomatike, Trump përballet me dy opsione: të shpallë një fitore të shpejtë, duke rrezikuar destabilizim të mëtejshëm, ose të përshkallëzojë konfliktin me më shumë forca, rreziku i të cilit është një luftë e gjatë dhe e lodhshme. Konflikti mund të shndërrohet në një pikë kthese historike me pasoja serioze për Lindjen e Mesme dhe rendin ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT