“Nuk dua t’i shqetësoj fëmijët”/ Momenti kur Bush mësoi në klasë se Amerika ishte nën sulm (VIDEO)

Një video e regjistruar brenda një klase të një shkolle fillore në Florida, mëngjesin e 11 shtatorit 2001, ka fiksuar një nga momentet më të njohura të asaj dite: çastin kur ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, u informua për sulmet terroriste ndaj Kullave Binjake.
Historical moment when President Bush heard that america was under attack while reading with kids in a Florida classroom September 11 2001. pic.twitter.com/hPwvaxJosR
— UPDATEBOYZ (@Updateboyx) September 11, 2026
Në atë kohë, Bush ndodhej në Shkollën Fillore Emma E. Booker, në Qarkun Sarasota të Floridës, ku po ndiqte nxënësit e klasës së dytë të mësueses Sandra Daniels teksa demonstronin aftësitë e tyre në lexim.
Por situata ndryshoi papritur kur shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card, iu afrua presidentit dhe i pëshpëriti në vesh:
“Një aeroplan i dytë ka goditur kullën e dytë. Amerika është nën sulm”.
Pamjet e atij momenti tregojnë ndryshimin e menjëhershëm në shprehjen e fytyrës së Bushit, i cili qëndroi për disa minuta në klasë përpara se të largohej.


