Për herë të parë nga fillimi i luftës në Iran, bie çmimi i gazit në SHBA

Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Iran, çmimet mesatare të i gazit në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rënie të lehtë.
Sipas të dhënave të publikuara, çmimi mesatar i gazit arriti në 3.981 dollarë, nga 3.983 dollarë që ishte më parë. Megjithatë, kjo rënie është shumë e vogël dhe nuk pritet të ndihet nga shumica e drejtuesve të automjeteve.
Kjo është hera e parë që nga 27 shkurti një ditë para sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, që çmimi mesatari gazit shënon ulje, qoftë edhe minimale. Pavarësisht kësaj rënieje simbolike, çmimet mbeten dukshëm më të larta krahasuar me një muaj më parë.
Rritja e fortë lidhet me zhvillimet në Lindjen e Mesme, ku kundërsulmet e Iranit çuan në mbylljen e Ngushtica e Hormuzit, duke ndërprerë rreth 20% të furnizimit global me naftë. Edhe pse SHBA është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe importon relativisht pak nga Lindja e Mesme, çmimet përcaktohen në tregun global. Për këtë arsye, çdo luhatje në çmimin e naftës së papërpunuar ndikon drejtpërdrejt edhe në çmimet e karburantit për konsumatorët.
Ekspertët paralajmërojnë se edhe nëse çmimet e naftës nisin të bien, do të duhet kohë që kjo të reflektohet ndjeshëm në pikat e furnizimit, për shkak të vonesave në zinxhirin e shpërndarjes. Ndërkohë, tregjet e naftës dhe karburantit kanë shfaqur luhatje gjatë kësaj jave. Deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për përparim në negociatat me Iranin kanë ndikuar në ulje të përkohshme të çmimeve, duke rritur shpresat për një fund të mundshëm të konfliktit.


