Përfshihet nga flakët autobusi ndërqytetas pas një aksidenti të rëndë, raportohen dy viktima

Një autobus ndërqytetas është përfshirë nga flakët në Turqi, pas një aksidenti të rëndë në Autostradën Veriore Marmara, në Stamboll.
Sipas raportimeve, autobusi, i cili udhëtonte në linjën Diyarbakir–Stamboll, u përplas me një kabinë pagese dhe menjëherë pas përplasjes automjeti shpërtheu në flakë.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore, ndërsa zjarri i fuqishëm vështirësoi përpjekjet për shpëtimin e personave që ndodheshin në autobus.
Raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


