SHBA NË ALERT: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?

Demokratët akuzojnë administratën Trump për tepricë, në ndërkohë që republikanët e quajnë “mbyllje demokrate”
New York : Në SHBA po vazhdon një mbyllje e pjesshme e qeverisë, që prek Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS), duke filluar nga 14 shkurti 2026. Kjo ka krijuar kaos të madh në aeroportet e vendit, sidomos tani që SHBA janë gati të nisin pushimet të pranverës dhe verës.
Me këtë rast duhet pasur parasysh se kemi me mijëra udhëtar shqiptar, që janë gati për udhëtimet e tyre verore në Shqipëri e Kosovë, nga SHBA.
Punonjësit e Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) po punojnë pa pagesë për javë të tëra, kështu të paktëb thotë shtypi amerikan duke çuar në mungesa të mëdha stafi, radhë të gjata sigurie dhe vonesa fluturimesh.
Sipas shtypit amerikan Delta Air Lines ka pezulluar shërbimet speciale për ligjvënësit, duke i trajtuar ata si pasagjerë të zakonshëm bazuar vetëm në statusin e tyre SkyMiles. Një rast i tillë ishte ai i senatorit Ted Cruz i cili dhe u përball me problemet e këtyre udhëtimeve në këtë situatë të pa precedent në SHBA.
Shkaqet kryesore të mbyllje erdhën pas dështimit të Kongresit për të miratuar financimin e plotë të DHS-it për vitin fiskal 2026. Republikanët dhe Shtëpia e Bardhë insistonin për një paketë të plotë pa ndryshime të mëdha, ndërsa demokratët në Senat (që kanë fuqinë për të bllokuar me 60 vota) kërkonin reforma dhe mbikëqyrje në zbatimin e imigracionit.

Triggeri kryesor ishte incidenti i 24 janarit 2026 në Minneapolis, ku agjentë të CBP-së (Customs and Border Protection) vranë qytetarin amerikan Alex Pretti (dhe një rast tjetër me Renée Good).
Këto ngjarje nxorën në pah shqetësime për sjelljen e agjentëve të ICE dhe CBP-së gjatë operacioneve të deportimit.
Demokratët kërkuan kufizime procedurale, llogaridhënie dhe ndoshta ndarje të financimit (për shembull, TSA dhe FEMA veç ICE-së).
Republikanët e quajtën këtë “politicizim të sigurisë kombëtare” dhe refuzuan kompromise. Negociatat dështuan disa herë, edhe pse Senati miratoi një projekt-ligj unanimitet për të hequr privilegjet speciale të ligjvënësve në TSA.
Situata është pjesë e një modeli më të gjerë: mbyllje të mëparshme në 2025 lidheshin me buxhetin dhe shëndetësinë.
Tani, presioni politik është i lartë ku demokratët akuzojnë administratën Trump për tepricë, në ndërkohë që republikanët e quajnë “mbyllje demokrate”.
Çfarë po ndodh konkretisht në aeroportet?
TSA-ja, që siguron kontrollin e pasagjerëve në mbi 400 aeroporte, ka rreth 95% të punonjësve “themelorë” që vazhdojnë punën pa pagesë. Por presioni financiar ka rritur mungesat dramatikisht. Shkalla e mungesave (callouts) ka arritur 30-50% në qendra të mëdha si Atlanta (Hartsfield-Jackson), Houston (Bush Intercontinental dhe Hobby), New Orleans, JFK në New York dhe Philadelphia.
Radhët e sigurisë kanë arritur të mbajnë në radhë 3-4 orë në disa ditë, sidomos gjatë fundjavave të pranverës udhëtarët e të gjitha linjave të brendshme duke shkaktuar kaos edhe në linjat e jashtme.

Për këtë arsye të gjitha aeroportet këshillojnë pasagjerët të vijnë 3-5 orë para fluturimit. Mbasi thuhet se disa pika kontrolli janë mbyllur përkohësisht për mungesë stafi.
Deri më 26 mars 2026, mbi 450-460 punonjës TSA kanë dhënë dorëheqje që nga fillimi i mbylljes (krahasuar me 1.110 në mbylljen e 2025). Mijëra të tjerë kanë marrë ditë pushimi ose sëmundjeje (sickday).
Fluturimet janë vonuar me mijëra çdo ditë për shembull, mbi 6.500 vonesa dhe qindra anulime në ditët e para të marsit. DHS-ja ka dërguar agjentë ICE për të ndihmuar në kontrollin e turmave në 14 aeroporte, por ata nuk janë të trajnuar për screening.
Impaktet deri tani janë të shumëfishta dhe po thellohen:
• Për pasagjerët: Kaos gjatë pushimeve të pranverës. Radhë rekord, humbje fluturimesh, stres dhe kosto shtesë (hotel, taksi). Aeroportet si New Orleans dhe Atlanta kanë raportuar pritje deri në 4 orë.

• Për punonjësit TSA: Presion financiar i rëndë – shumë kanë humbur paga të plota (e para më 14 mars). Kjo ka çuar në largime masive dhe rrezik sigurie afatgjatë, pasi trajnimi i të rinjve zgjat 4-6 muaj.
• Për linjat ajrore dhe ekonominë: Delta pezulloi shërbimet VIP për kongresistët (eskorte speciale, prioritet) nga 24 marsi, duke i trajtuar sipas statusit SkyMiles. Kjo është një presion simbolik ndaj Kongresit. Linjat e tjera po ndiejnë vonesa dhe humbje të ardhurash.
• Më gjerë kjo prek edhe FEMA-n, Coast Guard-in dhe sigurinë kibernetike. Ekspertët paralajmërojnë mundësi mbylljeje të pjesshme aeroportesh nëse vazhdon. Mbi 3.450 punonjës TSA munguan në një ditë të vetme javën e kaluar.
Perspektiva dhe presioni për zgjidhje
Mbyllja ka hyrë në javën e gjashtë (mbi 40 ditë) dhe është një nga më të gjatat për një agjenci. Senati dhe Shtëpia e Bardhë po afrohen drejt një marrëveshjeje, por propozimet e demokratëve për “mbrojtje të arsyeshme” në imigracion u refuzuan nga republikanët. Ligjvënësit tani po përjetojnë vetë radhët, pasi privilegjet e tyre u hoqën.
Situata është fluide. Nëse zgjidhet shpejt, punonjësit do të marrin pagat e mbetura prapa, por dëmi në besim dhe staf është i thellë. Për udhëtarët këshillohet thotë shtypi amerikan të kontrolloni aplikacionet e aeroportit, mbani durim dhe planifikoni herët mbërritjen në aeroport.
Së fundmi ekspertët mendojnë se kjo krizë tregon se sa e brishtë është siguria e udhëtimit kur politika bllokon financimin thelbësor/ORA


