Shembet ndërtesa 5-katëshe, 3 viktima dhe 8 të plagosur, nis operacioni për shpëtimin e të bllokuarve
Lajmifundit
/
6 Shtator 2026, 19:29
Bota

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë shpëtuar pasi një ndërtesë u shemb në kryeqytetin indian, New Delhi, sipas autoritetet.
Tetë persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.
Nuk është e qartë se sa persona ishin brenda ndërtesës në kohën e shembjes. Mediat indiane sugjerojnë se shumë të tjerë mund të jenë ende të bllokuar.
Ndërtesa, e vendosur në jugperëndim të New Delhit dhe e përdorur si një strukturë mikpritëse, kishte një bodrum dhe pesë kate.
Sipas raportimeve, në bodrum po bëhenshin riparime në momentin kur ndodhi shembja.


