Shi raketash të kuqe mbi Londër, mjete lundruese përfshihen nga flakët, panik mes banorëve

Bota

Shi raketash të kuqe mbi Londër, mjete lundruese përfshihen nga

Një breshëri raketash magnezi dëmtoi shtëpi-lundruese dhe automjete, në një skenë që dëshmitarët e përshkruan si “kaotike”.

Një seri raketash magnezi të kuqe u qëlluan në lumin Tamiz në Londër, duke shkaktuar zjarre të vogla në disa anije dhe duke dëmtuar pronat në lagjet përreth, sipas gazetës Metro. Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje në lagjen Wapping, në pjesën lindore të kryeqytetit britanik, përgjatë lumit.

Sipas dëshmitarëve, raketat u lëshuan nga një kompleks banimi aty pranë. Të bëra nga magnezi, këto pajisje mund të digjen në temperatura midis 1,600 dhe 2,000 gradë Celsius dhe nuk mund të shuhen me ujë.

Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh midis banorëve. “Sinqerisht, dukej si një zonë lufte gjatë natës. Ishte çmenduri e plotë”, tha një dëshmitar.

Arsyet e lëshimit të raketës mbeten të panjohura. Incidente të ngjashme kanë ndodhur tashmë në kryeqytetin britanik në të kaluarën, ku pajisje të ngjashme u përdorën nga tifozët e sportit dhe gjatë demonstratave pro-palestineze.

ME TE LEXUARAT