Shkoi për festën e beqarisë, 37-vjeccarja vdes në Mikonos pak javë para dasmës

Bota

Shkoi për festën e beqarisë, 37-vjeccarja vdes në Mikonos

Një tragjedi ka ndodhur në ishullin Mikonos në Greqi, ku një grua 37-vjeçare, Sara Ceccantini, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të hënën, më 15 qershor.

Sipas raportimeve të para, ajo ndodhej në ishull së bashku me një grup miqsh për festën e beqarisë, pasi pritej të martohej në javët në vijim me një burrë nga zona e Valdarnos në Itali.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa deri tani informacioni mbetet i pjesshëm.

Lajmi për vdekjen e saj ka mbërritur edhe në vendin e punës në Valdarno, duke shkaktuar tronditje dhe ngushëllime mes kolegëve, miqve dhe të njohurve të saj.

ME TE LEXUARAT