Trump paralajmëron Iranin: ‘Pa ura, pa termocentrale nëse nuk dorëzoheni

Presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar përsëri kërcënimet ndaj Iranit, duke paralajmëruar se SHBA-të mund të godasin infrastrukturën kritike, përfshirë ura dhe termocentrale, nëse Teherani nuk pranon të dorëzohet.
Deklarata u bë gjatë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, në një moment kur tensionet mes dy vendeve mbeten të larta.
“Dhe nëse nuk e bëjnë, nuk do të kenë ura. Nuk do të kenë termocentrale.
Nuk do të kenë asgjë”, tha Trump, duke lënë të kuptohet se SHBA-të janë të gatshme të përdorin presion maksimal pa shkaktuar një konflikt më të gjerë.
Megjithatë, ai siguroi se ofensiva nuk do të shkojë përtej goditjeve të synuara ndaj infrastrukturës dhe se nuk ka synime të shkatërrojë vendin në mënyrë të përgjithshme.
Trump shtoi gjithashtu se, nëse do të kishte mundësi zgjedhjeje, SHBA-të do të siguronin furnizimin me naftë për të mbështetur popullin iranian dhe për të përfituar ekonomikisht.


