Trump: SHBA mund të marrë naftën e Iranit!

Bota
Trump: SHBA mund të marrë naftën e Iranit!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni mund të synojë kontrollin e industrisë së naftës së Iranit, duke theksuar se nevojitet më shumë kohë për të arritur objektivat në konflikt.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump u shpreh se “me pak më shumë kohë”, SHBA mund të rihapë lehtësisht Ngushtica e Hormuzit, të marrë naftën dhe të krijojë përfitime të mëdha ekonomike.

Deklarata vjen në një moment kur Irani ka bllokuar prej javësh këtë rrugë ujore strategjike, duke ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të energjisë.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si SHBA do të mund të realizonte një ndërhyrje të tillë, ndërsa vetë ushtria amerikane ka pranuar se nuk është ende gati të shoqërojë anijet e naftës në këtë zonë të rrezikshme.

ME TE LEXUARAT