U godit nga një biçikletë elektrike, kryebashkiaku i Komos ndalon çiklizmin në qendër të qytetit

Bota

U godit nga një biçikletë elektrike, kryebashkiaku i Komos

Një vendim i pazakontë i kryebashkiakut të Komos ka shkaktuar debate dhe protesta në qytetin italian, pasi ai vendosi të ndalojë lëvizjen me biçikleta në qendër, pas një incidenti ku vetë u godit nga një biçikletë elektrike.

Sipas The Guardian, çiklistët në qendër të qytetit tashmë duhet të zbresin nga biçikletat dhe t’i shtyjnë ato në këmbë.

Kryebashkiaku e ka pranuar se përvoja personale ndikoi në vendimin për vendosjen e masës.


“U akuzova për futjen e kësaj mase sepse u godita nga një biçikletë elektrike – dhe kjo është, sigurisht, e vërtetë. Njerëzit veprojnë bazuar në përvojën e tyre dhe unë e di se si është të të godasë një nga këta përbindësha”, deklaroi ai.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga banorët dhe aktivistët lokalë, të cilët kundërshtojnë ndalimin dhe kërkojnë zgjidhje të tjera për garantimin e sigurisë së këmbësorëve.


Autoritetet argumentojnë se masa synon të rrisë sigurinë në zonat e ngarkuara të qendrës, veçanërisht përballë shtimit të përdorimit të biçikletave elektrike.

Ndërkohë, kundërshtarët e vendimit e konsiderojnë masën të tepruar dhe theksojnë se një incident i vetëm nuk duhet të çojë në kufizimin e përdorimit të biçikletave në qendër të qytetit.

ME TE LEXUARAT