VIDEO/ Momente paniku, pamje nga tragjedia në Zvicër, njerëzit tentojnë të shpëtojnë pas shpërthimit të zjarrit

Bota

VIDEO/ Momente paniku, pamje nga tragjedia në Zvicër, njerëzit

Të paktën 47 persona humbën jetën dhe rreth 115 të tjerë u plagosën pas një zjarr që shpërtheu në një bar, në resortin zviceran të skive Crans-Montana. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i tragjedisë.

Skena paniku dhe njerëz që tentonin të thyenin dritaret për të shpëtuar.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë përjetuar një nga momentet më të tmerrshme, trupa të djegur e njerëz që vraponin për të dalë jashtë.

Një natë më parë qindra njerëz u mblodhën për të bërë homazhe për viktima.


Ndërkohë presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Pamelin tha se në Pallatin Federal Zvicera, flamujt do të jenë në gjysmë shtizë për pesë ditë.

ME TE LEXUARAT