(VIDEO) Tornadot shkatërrues godasin SHBA-në, të paktën 4 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Michigan!

Bota

(VIDEO)  Tornadot shkatërrues godasin SHBA-në, të paktën 4

Të paktën katër persona u vranë dhe më shumë se dhjetë u plagosën kur tornadot goditën shtetin verior të Michiganit në SHBA, njoftuan autoritetet dhe raportuan mediat amerikane.

Një person vdiq në Qarkun Cass, në skajin jugperëndimor të shtetit, sipas sherifit lokal, i cili foli gjithashtu për “disa lëndime”.

Një tjetër tornado shkatërrues pranë Union City, në Michiganin jugor të SHBA-ve, vrau 3 persona dhe plagosi 12 të tjerë, sipas stacionit televiziv lokal WTVB, duke cituar sherifin lokal.


Guvernatorja e shtetit Gretchen Whitmer aktivizoi një qendër operacionesh emergjente mbrëmë për të koordinuar përpjekjet e ndihmës për shkak të motit të keq në Michiganin jugperëndimor./Panorama

ME TE LEXUARAT