46-vjeçarja gjendet pa shenja jete para spitalit në Itali, në kërkim partneri i saj shqiptar (EMRI)

Kosovë&Rajon

46-vjeçarja gjendet pa shenja jete para spitalit në Itali, në

Një 46-vjeçare është gjetur e pajetë në orët e para të 16 gushtit, përpara spitalit në Trebisacce, në provincën e Kozencës, Itali. Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte dhunuar rëndë dhe kishte marrë plagë serioze, të cilave nuk mundi t’u mbijetonte edhe pse mori menjëherë ndihmë mjekësore.

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet italiane janë vënë në kërkim të partnerit të saj, një 42-vjeçar shqiptar, vendndodhja e të cilit nuk dihet. Karabinierët po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet as pista e feminicidit. 

 

ME TE LEXUARAT