Protesta kundër Donika Gërvallës/ Qytetarët kërkojnë shkarkimin e ministres pas vendimit të Speciales

Prej gati një ore ka nisur protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së teksa qytetarët kanë bërë thirrje e mesazhe ndaj qeverisë.
Pjesëmarrësit shprehën revoltën e tyre ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla duke fishkëllyer. Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta shkarkojë atë.
Gjatë protestës ata kanë bërë me dije edhe kërkesat e tyre mes të cilave kërkohet shfuqizim ose ndryshim i Gjykatës dhe Ligjit të Dhomave te Specializuara.
Gjithashtu, u kërkua një angazhim në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke përfshirë mbulimin e plotë financiar dhe angazhimin e ekspertëve më të njohur ndërkombëtarë për mbrojtjen e tyre juridike.


