Athinë/ Arrestohen tre persona për trafikim lëndësh narkotike me vlerë 2.5 milionë euro

Kosovë&Rajon

Athinë/ Arrestohen tre persona për trafikim lëndësh

Policia në Athinë, Greqi, ka zhvilluar një operacion të madh kundër trafikut të drogës, ku janë arrestuar tre persona.

Të ndaluarit janë të moshës 59, 50 dhe 35 vjeç dhe përballen me akuza për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 26 kilogramë kokainë dhe më shumë se 360 kilogramë marijuanë, si të përpunuar ashtu edhe të papërpunuar.

Vlera e tyre në treg arrin rreth 2.5 milionë euro.

Sipas hetimeve, droga ishte siguruar nga 59-vjeçari, i cili vepronte edhe për llogari të 50-vjeçarit.

Pjesa më e madhe e lëndëve narkotike u gjet në një magazinë dhe në një apartament që përdorej prej tyre.

Në këto ambiente u zbuluan edhe pajisje për paketimin dhe shpërndarjen e drogës. Hetimet për rastin vazhdojnë.

ME TE LEXUARAT