“Vrasja e grave është alarm kombëtar” / Shoqëria civile ngrihet në protestë në Kosovë: Po jetojmë në gjendje lufte

Kosovë&Rajon

“Vrasja e grave është alarm kombëtar” / Shoqëria

“Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. Kjo është thirrja kryesore nga sheshi qendror i Prishtinës, në një organizim të shoqërisë civile.

Organizimi vjen disa ditë pasi në vend u vra Jetlira Foniqi, 25 vjeç nga bashkëshorti i saj në dhomëne e gjumit, edhe pse 34 javëshe shtatëzënë, por edhe vrasjes së një 80 vjeçareje në Prizren nga burri i saj 81 vjeç.

Qendresa Hyseni nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka adresuar kritika të ashpra ndaj siç ka thënë ajo patriarkatit dhe institucioneve të Kosovës.

“Sot na qitën prapë në rrugë edhe dy jetë grash të humbura. Jemi dalë zemërthyme e të revoltume me bërtitë që ky patriarkat që po i shndërron burrat në kriminela po vret gra cep më cep Kosovës. Kemi dalë se jemi të binduna që ne si çika e gra të këtij vendi po jetojmë në gjendje lufte”, tha Qëndresa Hyseni.

Hyseni ka thënë se po protestojnë për ta denocncuar siç ka thënë ajo sistemin i cili dhunon e vret. Në vazhdën e kërkesave janë që qeveria të krijojë një njësi të specializuar për parandalimin e femicidit, punë konkrete nga qëndrat sociale, mirëfinancim të politikave sociale që zbehin pabarazitë gjinore ekonomike që i mbajnë gratë në dhunë, apo kodifikim e femicidit si vepër e veçantë penale.

Brenda 2026 kanë humbur jetën 3 gra sipas policisë së Kosovës, ndërsa autor për vrasjet e tyre janë familjarët.

ME TE LEXUARAT