Dita e 39-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Lajmifundit
/
8 Korrik 2026, 19:49
Politikë
Qytetarët janë mbledhur tek sheshi “Skënderbej”, në ditën e 39 të protestës.
Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës 19:00, ndërsa më pas ata pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, qytetarët shprehin kërkesat e tyre, ndërsa në vijim pritet që protesta të zhvendoset në rrugët kryesore të qytetit, në formë marshimi.