Rama është në dijeni të "tjetërsimit të pronave" Kryeministri: Kemi parcela në det, i ka dalë pronari edhe parkut të Butrintit

Politikë

Rama është në dijeni të "tjetërsimit të

Kryeministri Edi Rama këtë të premte po zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit, lidhur me investimin që do të bëhet në këtë territor.

Rama ka zbuluar një tjetër rast që, sipas tij, lidhet me tjetërsimin e pronave në jug të Shqipërisë, duke thënë se edhe Teatrit të Butrintit i ka dalë pronari.

Sipas kryeministrit, një familje pretendon pronësinë e një objekti historik me dokumente të kohës së Perandorisë Osmane.

Rama: Kemi parcela në det. Se parcela të kufizuara në tokë, edhe mbi shkëmbinj kam parë pronarë. Po në det, te deti blu ka pronarë. I kishin me AMTP dhe thoshin që këtu nuk ka pasur det. Dhe më keq, i ka dalë pronari edhe Parkut të Butrintit. I ka dalë Teatrit të Butrintit trashëgimtari në Shqipëri. Është një familje që thotë se Parkun e Butrintit e kemi pasur të gjithë ne. Por kur e ke pasur? Si e pate dhe si të erdhën letrat nga Greqia e Lashtë? I kam që nga periudha e Turqia, thonë.

 

ME TE LEXUARAT