Rama "shënjestron" Elbasanin: Edhe në këtë bashki duhen shkarkuar gjithë drejtorët! Ty kryetar duhet të të lëmë pa gjumë

Politikë

Rama "shënjestron" Elbasanin: Edhe në këtë bashki

Kryeministri Edi Rama, në një tjetër mesazh të drejtpërdrejtë për drejtuesit lokalë, ka kërkuar shkundjen e administratës në Elbasan dhe Lushnje, duke e lidhur drejtpërdrejt performancën e dobët me mosveprimin e kryetarëve të bashkive.

“Kryetar, 10 mandatet duhet të të lënë pa gjumë! Të ikin të gjithë drejtorët,” tha Rama duke iu drejtuar kryetarit të Bashkisë Elbasan.

Rama: Bari i varrezave te Elbasanit ka potencialin të bëhet si kallamishte. Aq shumë është lënë pa u prekur sa mund të bëhet kallam. Pastaj kur dikush i vë flakën, është për turp që varrezat bëhën vatër zjarri.

Elbasani mund të përshkohet cdo ditë në këmbë aq qytet është, dhe mos të jetë kryetari i bashkisë i informuar se cfarë ndodh atje. është e pamundur nëse i mban sytë hapur dhe ndjek cfarë ndodh. Edhe në bashkinë e Elbasanit dhe në të Lushnjes duhet bërë shkarkimi i të jgithë drejtorëve me dorëheqje.

Duhet shkundur e gjithë kjo pemë. 10 mandate në Elbasan janë një barrë, që më ka marrë dhe ato orë që flija gjumë. Duhet të lëmë pa gjumë dhe ty, kryetar.

ME TE LEXUARAT