FOTO/ Adrola Dushi dhe Capital T zyrtarizojnë lidhjen në Shën Valentin

Showbiz

FOTO/ Adrola Dushi dhe Capital T zyrtarizojnë lidhjen në Shën

Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe thashethemeve për një romancë të mundshme, modelja e njohur Adrola Dushi dhe këngëtari Capital T duket se kanë “thyer heshtjen” në mënyrën e tyre më të bukur me një foto të publikuar në Ditën e Shën Valentinit.

FOTO/ Adrola Dushi dhe Capital T zyrtarizojnë lidhjen në Shën

Në foton e shpërndarë në rrjete sociale, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit në një qytet evropian, duke reflektuar një atmosferë romantike. Capital T shihet duke e përqafuar Adrolën, ndërsa ajo mban në dorë një trëndafil të kuq simbol klasik i dashurisë për 14 shkurtin.

Postimi u shoqërua me një mbishkrim domethënës nga reperi: “Nuk flas shumë për atë që ka rëndësi. Thjesht e mbaj pranë zemrës.” Kaq mjaftoi që ndjekësit dhe figurat publike të reagojnë me komente zemrash dhe urime, duke e konsideruar foton si një konfirmim të shumëpërfolur të lidhjes së tyre/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT