Dua Lipa flet për herë të parë për protestat në Shqipëri

Showbiz

Dua Lipa flet për herë të parë për protestat në

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar për herë të parë çështjen e Zvërnecit.

Në një bisedë të hapur në podkastin e saj “service95bookclub” me shkrimtaren dhe akademiken e njohur Lea Ypi, artistja ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për mënyrën se si po trajtohet mjedisi dhe vendimmarrja politike në vend.

Dua Lipa u ndal konkretisht te hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, duke vënë theksin te rëndësia e transparencës dhe përfshirjes qytetare në vendime me impakt të madh mjedisor.

“Ne nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisa pa folur pak për Shqipërinë sot. Për mua është shqetësuese principi që qeveria thjesht ndryshon ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore pa një konsultim publik”, u shpreh Dua Lipa.

Së bashku me shkrimtaren Lea Ypi, ato flasin për realitetin e ndryshimeve politik dhe frymëzimin që marrin nga protestat që po zhvillohen në Shqipëri pikërisht tani.

Lipa dhe Ypi kanë diskutuar mbi librin e saj me kujtime “Të lirë” – një eksplorim thellësisht personal i rritjes gjatë kohës kur regjimi komunist i Shqipërisë po shembej – dhe çfarë do të thotë të navigosh mes premtimeve dhe kontradiktave të lirisë.


Podkasti i plotë do të publikohet të martën e ardhshme.

ME TE LEXUARAT