Nëna e Egla Cenos pësoi ishemi, aktorja falënderon mjekët që i shpëtuan jetën
Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë një moment shumë emocional me ndjekësit, duke treguar se nëna e saj ka kaluar një ishemi të papritur.
Në një postim në rrjetet sociale, Egla shpreh mirënjohjen për mjekët dhe stafin e emergjencës në Berat, si dhe për ekipin e Neurologjisë në QSUT, që ndërhynë në kohë dhe shpëtuan jetën e të ëmës.
“Jeni njerëzit më të rëndësishëm për jetën e mamit tim që nga mëngjesi i sotëm. Jeni simfoni jete,” shkroi Egla, duke përmendur me emra disa prej atyre që u përfshinë në trajtim: Bledi Hysenbelli, Enkeleda, Silvi, Geri, Besime, shoferi i ambulancës, doktoresha Kristela dhe doktor Genci Çakçiri.
“Faleminderit për shpresën. Në duart tuaja, mami mori një shans të dytë. Mirënjohja ime është e thellë”, përfundon aktorja mesazhin e saj prekës.