Çfarë do i thonte Mirit nëse do i jepej mundësia?/Flet bashkëshortja e banorit të "BBV"!

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit. Ajo ka folur më shumë lidhur me lojën e tij në “Big Brother VIP 5”, por po ashtu ka sqaruar dhe disa keqkuptime që kanë qarkulluar në media.
Unë mendoj që ka qenë i fortë në fillim, por tani është edhe më i fortë. Po luan vetëm, e ka kuptuar shumë mirë lojën. Më duket sikur ka një strategji në kokë. E di se si mendojnë banorët e tjerë. Nuk është numri 2 i Rogertit. Kur hyri në fillim Rogerti erdhi shumë i ashpër, por tani e shoh që kur rri me Mirin është zbutur pak. Nuk e shoh si ushtar të Rogertit. Është e vështirë aty brenda, të duhet një person për të bërë gallata.
Çfarë do i thoje Mirit nëse do të të jepej mundësia?
Jam shumë krenare për ty, mos ki merak për ne, të duam shumë dhe të mbështesim fort. Vazhdo lojën tënde, luaj vetëm, mos bëj shumë aleatë. Shko drejt çmimit të madh. Fitoje!/TAR


