FOTOT/ Akuza të RËNDA nga ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez: Diddy prishi martesën tonë, ai e kërcënonte...

Showbiz

FOTOT/ Akuza të RËNDA nga ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez:

Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez, Ojani Noa, ka rikthyer në vëmendjen e mediave të huaja një histori të vjetër dashurie dhe tradhtie. Ai ka dhënë së fundmi një intervistë të fortë për “The US Sun”, ku pretendon se romanca e fshehtë e këngëtares me reperin Sean Diddy Combs ishte shkaku kryesor i shkatërrimit të martesës së tyre.

Aktori kubanez është shprehur se martesa e tyre në fund të viteve ’90 po shkonte shkëlqyeshëm, derisa Jennifer filloi punën me albumin e saj të parë, ku Diddy shërbente si producent.

Për shkak të angazhimeve profesionale Noa në Los Angeles dhe Lopez mes Nju Jorkut e Miami distanca hapi rrugën për dyshime.

“Shoqëria nga hotele-t e Miami-t më merrte në telefon dhe më thoshte se i kishin parë bashkë. Jennifer e mohonte, por gjithçka shpërtheu kur pashë një foto të saj ulur në prehrin e Diddy-t”, është shprehur 52-vjeçari.

FOTOT/ Akuza të RËNDA nga ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez:

Ky i fundit tregon se përballej shpesh me këngëtaren dhe se kjo situatë çoi në debate të ashpra. Ai rrëfen gjithashtu dy episode dramatike:

Përballja te festa: Gjatë një ditëlindjeje në Los Angeles, Noa pretendon se i është afruar Diddy-t duke e udhëzuar të largohej dhe e ka akuzuar drejtpërdrejt se po flinte me gruan e tij.

Tensioni te shtëpia e J.Lo: Noa pretendon se kur Lopez tentoi të shkëpuste marrëdhënien me Diddy-n, reperi nisi t’a kërcënonte atë dhe familjen e saj. Në një rast, ai pretendon se Diddy shkoi te shtëpia e këngëtares duke bërtitur, ndërsa Jennifer i kërkoi ndihmë e frikësuar sepse reperi mund të kishte armë. Ngjarja përfundoi vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

1997–1998: Jennifer Lopez dhe Ojani Noa qenë të martuar për vetëm një vit.

1999–2001: Lidhja e Lopez me Diddy-n u bë zyrtare pak kohë pas ndarjes nga Noa dhe zgjati deri në vitin 2001.

Gjatë kohës që ishin bashkë, Lopez dhe Diddy u përfshinë në një incident të bujshëm me të shtëna me armë në Nju Jork, ku këngëtarja u shoqërua nga policia, por u shpall e pafajshme.

Deri më tani, as përfaqësuesit e Jennifer Lopez e as ata të Sean Diddy Combs nuk kanë bërë ndonjë koment publik për të reaguar ndaj këtyre deklaratave.

ME TE LEXUARAT