Kriza familjare! David dhe Victoria Beckham i dërgojnë “mesazh” publik djalit të tyre, Brooklyn-it

Dita e Babait u dha mundësinë shumë personazheve të njohur të ndanin momente familjare në rrjetet sociale. Mes tyre ishin edhe David dhe Victoria Beckham, të cilët duket se i dërguan një mesazh të tërthortë djalit të tyre të madh, Brooklyn Beckham, në mes të zërave për tensione në marrëdhëniet familjare.
Më 21 qershor, Victoria Beckham publikoi një fotografi të vjetër familjare ku shfaqej së bashku me bashkëshortin e saj dhe katër fëmijët e tyre: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.
“David, ti je vërtet babai më i mirë. Arritja jote më e madhe kanë qenë gjithmonë fëmijët tanë të mrekullueshëm dhe ne të duam shumë. Gëzuar Ditën e Babait”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit.
Nga ana e tij, David Beckham publikoi një seri fotografish në Instagram, duke e nisur me një imazh bardhezi nga fëmijëria e fëmijëve të tij, ku Brooklyn mban në krahë motrën e vogël, Harper. Në postim përfshiheshin gjithashtu fotografi të veçanta me secilin prej fëmijëve.
“Të qenit baba është puna më e rëndësishme e jetës sime. Ju dua të gjithëve dhe falënderoj Victorian që na dhuroi këtë familje të mrekullueshme. Gëzuar Ditën e Babait për të gjithë baballarët në botë”, shkroi ish-futbollisti.
Postimet tërhoqën vëmendje të madhe pasi vijnë në një periudhë kur vazhdojnë spekulimet për një ftohje të marrëdhënieve mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij.
Në janar, Brooklyn reagoi publikisht ndaj këtyre zërave, duke mohuar gjithashtu pretendimet se ndikohet nga bashkëshortja e tij, Nicola Peltz Beckham.
“Nuk më kontrollon askush. Për herë të parë në jetën time po mbroj veten”, ishte shprehur ai.
View this post on Instagram
Ndërkohë, sipas mediave britanike, një reklamë e fundit e Brooklyn Beckham u interpretua nga shumë komentues si një mesazh ndaj prindërve të tij dhe si një referencë ironike ndaj përçarjes së përfolur familjare. Ekspertë të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun kanë vlerësuar se kjo situatë mund të ndikojë jo vetëm në imazhin e tij publik, por edhe në markën e njohur familjare Beckham.
Reagimi i Brooklyn ndaj postimeve të prindërve u konsiderua nga shumëkush si domethënës. Ndryshe nga vëllai i tij Cruz, i cili komentoi në publikimet e David dhe Victoria Beckham, Brooklyn nuk reagoi fare.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, publikoi një dedikim të ngrohtë për babanë e saj në Ditën e Babait.
“Jam shumë me fat që jam vajza jote. Ti je babai më i mirë në botë. Faleminderit që je gjithmonë mbështetës dhe që më ke mësuar të jem e fortë dhe të mos dorëzohem kurrë. Të dua pafund”, shkroi ajo krahas një serie fotografish familjare.


