VIDEO/ Përplasje e ashpër në “Ferma Vip”, Adioni i drejtohet me fjalë fyese Mimoza Ahmetit: Bushtër! Të ta jap për fytyre…

Showbiz

VIDEO/ Përplasje e ashpër në “Ferma Vip”, Adioni i

Një situatë e pakëndshme është regjistruar në spektaklin “Ferma VIP”, ku Adioni ka përdorur fjalor fyes gjatë një përplasjeje me Mimoza Ahmetin.

Ngjarja ka nisur kur Adioni po shpërndante bateritë e mikrofonave për banorët, ndërsa Mimoza ka reaguar me pakënaqësi lidhur me një çështje të mëparshme, duke i kërkuar atij të mos i afrohej.

Menjëherë pas kësaj, mes tyre është krijuar një debat verbal, ku Adioni ka reaguar me një qëndrim të ashpër dhe urdhërues, duke insistuar që ajo të marrë baterinë dhe ta ndërrojë sa më shpejt, ndryshe “do t’ia hidhte në fytyrë“. Gjatë debatit, ai ka përdorur edhe shprehjen fyese “meçkë”, e cila do të thotë “bushtër”.

Pas publikimit të videos, reagimet kanë qenë të menjëhershme dhe të forta. Një pjesë e madhe e publikut e ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur gjatë debatit, duke e konsideruar të papranueshme për një format televiziv me audiencë të gjerë.

Disa përdorues kanë kërkuar që produksioni të ndërhyjë dhe të marrë masa disiplinore ndaj banorit, madje duke kërkuar edhe përjashtimin e tij nga gara.

Pjesë nga debati mes tyre:

Moza: Pse është ankuar për fshesën ky? Aman mos mu afro në qoftë se je ankuar për fshesën.

Adion: Gubejkë, mos më fol. Kape, ndërro baterinë. Mos më fol, merre, merre, merre.

Moza: Nuk dua.

Adion: Merre, se ta jap për fytyre, Mozë. Merre.

Moza: Ua, çfarë edukate.

Adion: Mua edukatë po më tregon? Hajde, ndërroje më shpejt.

Moza: Ai ishte mërzitur, ti ç’do me mua?

Adion: Hajde, hajde Moza Ahmeti, Ahmetoviq, hajde më shpejt.

Moza: Hajde ti, Pukoviq.

Adion: Unë nuk i kam lënë t’i marrin. Meçkë, meçkë, gubejkë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

ME TE LEXUARAT