Këngëtarja Ronela Hajati shtyn publikimin e këngës së re me Capital T: Do kemi kohë për të kërcyer, sot ka protestë

Showbiz

Këngëtarja Ronela Hajati shtyn publikimin e këngës së

Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati ka vendosur të shtyjë datën e publikimit të bashkëpunimit të saj të ri me Capital T.

Këngëtarja Ronela Hajati shtyn publikimin e këngës së

Në një njoftim të bërë përmes rrjeteve sociale, këngëtarja shprehet se, vendimi vjen si një shenjë solidariteti me situatën aktuale në vend, duke shprehur keqardhjen e saj për ngjarjet e fundit. Kënga, e cila pritej të publikohej së shpejti, do të dalë tani të hënën.

“Publikimi i kenges me Capital T shtythet per te Henen, njelloj si anullimi i cdo eventi apo koncerti kete fundjave. Per respekt te ngjarjeve te fundit, mendoj se eshte minimumi .

Si nje vajze qe sjam perfshire kurre ne politika, fare e pavarur , me duket gjeja me e vogel ne respekt te nje populli qe eshte i vetmi qe ne fund te dites me ka degjuar ,rritur dhe mbeshtetur

Do kemi kohe per te kercyer e per te degjuar muzike gjithe kohes. Btw sot ne 18:00 ka proteste , shihemi.”, shkruan këngëtarja.

ME TE LEXUARAT