Selin Bollati dhe DJ Gimbo të lidhur para BBV 5? Greta Kazazi zbulon si qëndron e vërteta: Me babain e...

Showbiz

Selin Bollati dhe DJ Gimbo të lidhur para BBV 5? Greta Kazazi zbulon si

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Greta Kazazi, ka qenë dje në panelin e rubrikës “Trotuar”, në “E Diell”.

Në një moment, Nevina Shtylla i drejton disa pyetje në lidhje me raportin e Selin Bollatit me DJ Gimbon. Fillimisht moderatorja e njohur e pyet atë se çfarë marrëdhënie ka ish-banori i BBV 5 me babain e partneres së tij dhe ajo u përgjigj ‘shumë të mira’.

Më pas, duke iu referuar një deklarate të Bruno Shemshos se Selin dhe Gimbo njiheshin para se të bëheshin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e madje kanë qenë të lidhur më para, Greta u shpreh se nuk është aspak e vërtetë.

Pjesë nga intervista:

Nevina: Me të atin e Selin si i ka marrëdhëniet Gimbo?

Greta: Shumë mirë

Nevina: Nuk ka kështu ndarjesh, preferoj më shumë nusen, preferoj më shumë dhëndrin?

Greta: Jo, jo

Nevina: Nuk ka kështu lloj xhelozish?

Greta: Jo, të gjithë jemi njëlloj

Nevina: Tani meqenëse jemi te thashethemet, do ma lejosh që ta ezauroj dhe një bashkë. Bruno Shemshon para disa ditësh ka bërë një deklaratë ku pretendon se Selin dhe Gimbo janë njohur që më para, kanë qenë të lidhur, e ke dëgjuar?

Greta: Po e kam dëgjuar

Nevina: Ke ndonjë koment për këtë?

Greta: Jo, nuk është e vërtetë. Ata u njohën aty

Nevina: Fare?

Greta: Fare.

ME TE LEXUARAT