Shpërthen në lot Arjan Konomi: Sëmundja i rrezikoi jetën vëllait, unë e di ç’kam parë në spital

Showbiz

Shpërthen në lot Arjan Konomi: Sëmundja i rrezikoi jetën

Opinionisti i njohur Arjan Konomi ka rrëfyer për vështirësitë dhe sëmundjen që vëllai i tij ka kaluar.

I ftuar në S’e Luan Topi këtë të shtunë, mes lotësh Arjani është shprehur se gjatë kohës kur vëllai i tij luftonte me sëmundjen, i është dashur shumë herë të flinte nëpër spitale.

“Kemi kaluar në momente të vështira në jetë me çështje sëmundjesh. Edhe aty më është dashur me të vërtetë, edhe ndoshta është fjala edhe për këtë që unë i kam dalë ballë situatave dhe gjërave, duke i lehtësuar edhe prindërit nga barra”, u shpreh opinionisti Arjan Konomi.


“Ka kaluar 9 vite dhe tani është mirë, se ishte një rast që dukej i pa shpresë, i rrezikohej jeta. Ndoshta ai nuk do që ta flasë. Kaloi çdo gjë në mënyrën më të mirë, mbas shumë muajve që flija në spital, në tokë, në shesh, në reanimacion, që ishte një tmerr. Ishim edhe me njohje, mbështetje. Ndërkohë mjekët më thonin që duhet të shohësh mamin se mos i ndodhë gjë. Më pas shkuam jashtë me një rrezik, edhe vëllai është i shëndoshë e mirë”, tha opinionisti./Top Channel

 

ME TE LEXUARAT