“Shpirti jem…”/Gjesti i Karim Adeyemit për vajzën e Loredanës prek rrjetin!

Showbiz

“Shpirti jem…”/Gjesti i Karim Adeyemit për vajzën e

Marrëdhënia mes yllit të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, dhe reperes shqiptare Loredana duket se ka hyrë në një fazë shumë më të thellë se një romancë e zakonshme e showbiz-it. Çifti, që prej kohësh bashkëjeton dhe ndan përditshmërinë, po dëshmon gjithnjë e më shumë një lidhje familjare që nuk kalon pa u vënë re nga publiku.

Së fundmi, Adeyemi ka prekur veçanërisht ndjekësit shqiptarë me një gjest të ndjerë të ndarë në rrjetet sociale. Me rastin e ditëlindjes së Hanës, vajzës së Loredanës, futbollisti gjerman ka publikuar disa momente, por plot dashuri, ku shihet duke kaluar kohë me vogëlushen larg shkëlqimit të fushës së blertë dhe jetës luksoze.

“Shpirti jem…”/Gjesti i Karim Adeyemit për vajzën e

Në postimet e tij, Adeyemi shfaqet duke u argëtuar, duke e përqafuar dhe duke ndarë çaste spontane me Hanën, duke reflektuar një afërsi që ka emocionuar ndjekësit. Ajo që e bëri urimin edhe më të veçantë ishte përdorimi i gjuhës shqipe.

Gëzuar ditëlindjen Hanush, shpirti jem… Të dua shumë
-shkroi ai, duke shkaktuar menjëherë reagime entuziaste dhe komente pozitive nga publiku shqiptar, i cili e përjetoi këtë gjest si një shenjë respekti dhe dashurie të sinqertë.

“Shpirti jem…”/Gjesti i Karim Adeyemit për vajzën e

ME TE LEXUARAT