'Zemrat tona s'kanë qenë kurrë më të lumtura', Albina Kelmendi në pritje të ëmbël!

Showbiz

'Zemrat tona s'kanë qenë kurrë më të

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, është zyrtarisht në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë artistja përmes llogarive të saj në rrjetet sociale, duke u shfaqur e buzëqeshur krah partnerit të saj, Valon Vataj.

'Zemrat tona s'kanë qenë kurrë më të

Në postim, çifti konfirmon këtë rrugëtim drejt prindërimit me fjalë mjaft të ndjera për ndjekësit.

 “Po na pret një jetë e re… Dhe zemrat tona s’kanë qenë kurrë më të lumtura!”, ka shkruar Albina krah fotografisë, ndërsa theksoi gëzimin e madh që po përjetojnë në këtë periudhë.

Përdorimi i një zemre me ngjyrë blu në fund të mbishkrimit nuk ka kaluar pa u vënë re, duke bërë që komentuesit të aludojnë menjëherë se dyshja mund të jetë në pritje të një djali.

ME TE LEXUARAT