Shqipëria e para për rrjetet sociale, Eurostat rendit vendin tonë në krye për përdorim në Europë

Shqiptarët janë populli më i varuar nga bota virtuale, pasi Shqipëria kryeson listën e vendeve me përdorimin më të lartë të rrjeteve sociale në Europë. Të dhënat e publikuara nga Eurostat përfshijnë përdorimin individual gjatë vitit 2025, ku 95% e popullsisë nga mosha 16 deri në 65 janë përdorues aktivë në rrjetet sociale. EMRAT/ Trafik emigrantësh dhe dokumente false, GJKKO dënon grupin kriminal me 29 anëtarë.
Ja sa burg do vuajnë të pandehurit Po ashtu edhe bizneset e rendisin Shqipërinë të parën, ku 86% e tyre operojnë kryesisht në aplikacionet më popullore të rrjetit, me tepër se sa në aktivitetet tradicionale apo përdorimi i faqeve të uebit.
Sipas të dhënave të organizatës kërkimore digjitale Datareportal, vendin e parë e zë Instagrami, me 1.35 milionë përdorues në Shqipëri, ose thënë ndryshe gati 58% e popullsisë. Ndjekur më pas nga Facebook me 1.3 milionë përdorues dhe TikTok me 1.23 milionë. Këto të dhëna sigurohen jo vetëm nga mbulimi i internetit por po ashtu edhe nga shtrirja e reklamave virtuale në rrjetet sociale.
Më pas renditen vendet e Europës së Veriut si Danimarka dhe Norvegjia që përbëjnë edhe rajonin me aktivitetin më të lartë në Europë.
Po ashtu të dhënat e Eurostat pasqyrojnë se kategoria e informimit dhe komunikimit zë pjesën më të madhe të përdorimit të rrjeteve sociale me 83%, 78% bizneset e bar restoranteve dhe hoteleri turizëm dhe më pas nga sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë i mallrave apo makinave.


