Messi shkëlqen, por reagimi i bashkëshortes pas supergolit bëhet viral në rrjetet sociale (VIDEO)

Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Jordanisë. Reagimi i saj pas golit të futbollistit të famshëm u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Kapiteni argjentinas e nisi ndeshjen nga stoli, por mjaftuan vetëm pak minuta në fushë për të treguar edhe një herë klasin e tij. Messi realizoi një gol spektakolar nga goditja e lirë, duke vulosur një tjetër paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Argjentinës.
Me këtë realizim, futbollisti arriti në kuotën e 19 golave në Kupat e Botës dhe regjistroi gjithashtu golin e 72-të nga goditjet e dënimit gjatë karrierës së tij, duke u barazuar me legjendën braziliane Juninho Pernambucano, i konsideruar prej vitesh si një nga specialistët më të mëdhenj të goditjeve të lira.
View this post on Instagram