Shqipëria s`di të fitojë, humb botërorin përballë Polonisë

Shqiperia humb boterorin. Kombetarja u mund 2-1 nga Polonia pas golave te shenuar ne pjesen e dyte nga skuadra kundershtare.
Kuqezinjte pavaresisht kreativitetit te golit te pare ne pjesen e pare te ndeshjes, ne pjesen e dyte nuk e menaxhuan mire as qarkullimin e topit, as rastet para portes me Asllanin dhe as mbrojtjen.
Ishte Levandovski qe riktheu barazimin ne minuten e 63 pas nje goditje kendi e me pas ne minuten e 73′ Zielinski godet nga distanca dhe kalon vendasit në avantazh 2-1.

Shqiperia shenoi gol ne pjesen e pare ndaj Polonise ne ndeshjen e vlefshme per boterorin.
Ka qene Arber Hoxha qe ne minuten e 42 depertoi me nje top pas mbrojtjes polake dhe shpejtoi drejt portes duke arritur te kaloje edhe portierin dhe te shenoje.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë në Varshavë!
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
42′ GOOOL Shqipëria 0-1/ Arbër Hoxha përfiton nga një gabim në mbrojtjen polake, kalon portierin dhe dërgon topin në portën e boshatisur.
36′ Laçi provon me një goditje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës.
17′ Probleme për ekipin Kombëtar! Ajeti lë fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Ismajli.
7’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon rrezikshëm drejt portës, me Hysajn i cili me kokë e largon nga katërkëndori.
5′ Lewandowski provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet dhe shkon në këndore.