Polonia 'ia bën me hile' Shqipërisë, merr vendimin e rëndësishëm pak para ndeshjes së sotme
Lajmifundit
/
26 Mars 2026, 19:17
Sport

Stadiumi 'PGE Arena” do të qëndrojë i mbuluar, ndërsa Shqipëria mat forcat me Poloninë sot në orën 20:45 në Varshavë.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Polake të Futbollit, Lukasz Vashowski, ka konfirmuar se çatia e stadiumit do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjysmëfinales së play-off-it të Kupës së Botës.
Në stadium sot priten 56 mijë tifozë dhe diçka më shumë se 3 mijë do jenë shqiptarë. Kjo do të thotë se afro 53 mijë do jenë polakë, duke bërë që mbyllja e çatisë të krijojë një akustikë më të favorshme për futbollistët vendas.Shqiptarja


