Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Ylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka, ka qenë së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube, “SportBible”, ku ka marrë pjesë në një sfidë interesante shijesh.
Atij i është kërkuar të vlerësojë ushqime të ndryshme nga Britania e Madhe dhe vende të tjera të botës, por vëmendjen e mori momenti kur para tij u vendosën pjata shqiptare. Në njërën nga sfidat, Xhaka u përball me një zgjedhje mes një pureje tradicionale angleze dhe ajvarit të Kosovës (salcë me speca të kuq).
Pa u menduar dy herë, kapiteni zgjodhi menjëherë ajvarin.
Pa dyshim që zgjedh ajvarin,” u shpreh Xhaka. Ai shpjegoi për audiencën e huaj se ky është një ushqim që nuk mungon kurrë në tryezat shqiptare. “Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time,” shtoi ai.


