Kosova - Rajoni

Kosovë, deputetët e rinj premtojnë se do të punojnë më shumë

ks kuvendLegjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës ka sjellë edhe shumë emra të deputetëve të rinj, të cilët tash e tutje janë edhe pjesë e seancave të Kuvendit. Disa prej tyre i njohim nga shoqëria civile, siç është Fisnik Ismajli, tash deputet i Vetëvendosjes. Në këtë legjislaturë është edhe vazja e ish presidentit Ibrahim Rugova, e cila thotë se ajo është lindur e rritur me politikë. Pjesë e Kuvendit është edhe deputetja e Partisë së Drejtësisë Labinota Murtezi Demiri, e cila është femra e parë e mbuluar në Kuvend.

Zgjedhjet e 8 qershorit sollën fitoren edhe të shumë deputetëve të rinj, të cilët tashmë janë pjesë e legjislativit të vendit. Teuta Rugova, deputete e LDK-së, po edhe si deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës thotë se nuk ka ndonjë dallim të madh nga e kaluara, meqenëse politika për të është shumë e njohur.

“Me politikën mund të them që edhe kam lindur, tërë kohën kam qenë e involvuar nga shtëpia me të gjitha ngjarjet politike dhe seancat e Kuvendit të gjitha i kemi përcjellë nga shtëpia”. Tani si njëra ndër deputet më të votuara në Kosovë e ndjejë veten edhe të prviligjuar , mirëpo edhe të obliguar me duhet shumë punë për nder të votave që i kam marrë. E ndjen vetën që duhet punuar shumë për mirëqenien e qytetarëve është ndryshe nga ajo që shohim në TV.

Kurse për Fisnik Ismajlin, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, vet prezenca në seancë është ndryshe. Kur je para Televizorit i sheh ata që flasin në foltore, kurse kur je në sallë i sheh të gjithë, thotë Ismajli. Ai thotë se reagimet e tij do të varen nga situata:

“Kjo shumë varet prej situatës, nëse është ndonjë diskutim i rëndë dhe i gjatë sikurse që është çështja e buxhetit, atëherë medoemos dihet më u përgatitë, pra duhet më e ditë se çka po flet. Por, nëse është diçka e momentin pra lindë ndonjë diskutim aty për aty, atëherë spontaniteti dhe ajo shpejtësia se sa e kthen shpejtë kushtimisht me ë thënë ‘kungjinë’, aty është krejt arti i spontanitetit. Megjithatë, krejt varet nga situata në të cilën kemi me qenë, edhe pse në të ardhëm do të ketë shumë”.

Kurse Labinota Murtezi-Demiri, deputete e PD-së thotë se punën e Kuvendit e ka përcjellë me shumë interesim, edhe në kohën kur ajo nuk ishte pjesë e politikës. Ajo falënderon deputetët për mbështeteje për tu integruar në Kuvend. Në një moment ajo flet edhe për vetën e saj si femra e parë e mbuluar në Kuvend, dhe përfaqësimin që do t’ua bëjë të gjitha atyre femrave të mbuluara.

“Ndjehem mirë personalisht, është përgjegjësi e madhe, e veçantë e dyfishtë, ngase e dinë të gjithë se pikërisht nga ky Kuvend shumë herë janë bërë padrejtësi ku janë votuar ligje, janë ngritur urdhëresa administrative që kanë rënë ndesh me kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, me të drejtat e tyre të garantuara me ligj dhe me Kushtetutën e Kosovës , dhe në këtë sensë e shohë vetëm më përgjegjësi të dyfishtë , por që shpresoj shumë që në të ardhmen edhe prezenca ime e edhe kontributi dhe vullneti im ndaj qytetarëve, të vihet më shumë në dukje dhe në shprehje që në të ardhmen mos të kemi ligje dhe urdhëresa administrative që lënë vajzat jashtë mundësisë së shkollimit e edhe të punësimit”. Të gjithë deputetet e rinj premtojnë se do t’i përfaqësojnë të gjithë ata votues që i besuan dhe ua dhanë votën e tyre. /RTK/

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close