Ndjekje si në filma në Sarandë, u ndalua në makinë luksoze, i ikën policisë dhe hidhet në det

Aktualitet

Ndjekje si në filma në Sarandë, u ndalua në makinë

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një person ndjekje policore përfundoi në ujërat e detit.

Një automjet luksoz është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa tre persona ndodheshin në të.

Njëri prej pasagjerëve ka zbritur me vrap dhe është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes.

Ai mbante me vete një çantë në krah, duke ngritur dyshime për mbajtje të sendeve të paligjshme, të cilat mendohet se mund t’i ketë hedhur në ujë gjatë arratisjes.

Dy personat e tjerë janë ndaluar menjëherë nga forcat “Shqiponja” dhe janë shoqëruar për në komisariat. Ndërkohë, dhjetëra forca policore janë vendosur përgjatë shëtitores, duke ndjekur me sy notuesin që përpiqej të largohej.

Pak minuta më vonë, ka mbërritur në vendngjarje skafi i policisë kufitare, i cili ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit në det. Ai është nxjerrë në shëtitoren e qytetit dhe po shoqërohet drejt furgonit të forcave “Shqiponja”.

 

ME TE LEXUARAT