Pasojat e luftës në Iran po fillojnë të ndihen, nafta në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, në Tiranë 185 lekë/ litër

Çmimi i naftës në Elbasan është rritur ndjeshëm këtë të shtunë. Nga një vëzhgim në disa pika karburanti në qytet, një litër naftë po shitet deri në 195 lekë.
Vetëm një ditë më parë çmimi i naftës ishte rreth 182 deri në 185 lekë për litër, pothuajse i njëjtë edhe me benzinën. Sot, në disa pika karburanti, çmimi është rritur menjëherë me rreth 10 lekë për litër.
Kjo rritje e shpejtë ka ngritur dyshime edhe për abuzime nga distributorët e karburanteve.
Ndërkohë në Tiranë çmimi i naftës vijon të jetë më i ulët. Në shumicën e pikave të karburantit një litër shitet rreth 182 lekë, ndërsa në disa raste ka arritur deri në 185 lekë.
Brenda pak ditësh çmimi i naftës në kryeqytet është rritur dy herë.
Tregtarët e karburanteve e lidhin këtë situatë me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e tensioneve dhe luftës në Lindja e Mesme.
Për situatën e krijuar, qeveria shqiptare ka zhvilluar një takim me përfaqësues të kompanive të hidrokarbureve.
Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura morën pjesë disa ministri dhe përfaqësues të sektorit, ku u diskutua ndikimi që mund të ketë situata ndërkombëtare në tregun shqiptar.
Deri tani nuk ka një vendim nëse qeveria do të ndërhyjë në tregun e karburanteve./ORA


