Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset 41-vjeçari
Një sulm me thikë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Mësohet se një person i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës në dorë një 41-vjeçar.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapur autorin.
“Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.