"Do të përballeni me ndjekje penale dhe gjoba"/ Rama paralajmëron bizneset: S'ka më tokë të xanun
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirim të hapësirave publike nga bizneset, të cilat vendosin në trotuare karrige apo tavolina, duke krijuar “ barrikada për qytetarët”.
Në një postim në “X”, Rama shkruan se është koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje, shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon.
"Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë…
Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!", shkruan Rama.