107 projekte dhe 13 ide fituese, gjimnazistët “ndezin” Festivalin e Shkencës në Tiranë

Aktualitet

107 projekte dhe 13 ide fituese, gjimnazistët “ndezin”

Faza e dytë e Festivalit të Shkencës ka nisur në të gjithë vendin, me gjimnazistët që po prezantojnë projektet e tyre në një garë që po vë në pah kreativitetin dhe pasionin për shkencën. Në Tiranë, janë prezantuar 107 projekte nga nxënësit e shkollave të mesme, që përfshijnë fusha të ndryshme si optika, sensorët, robotika, fizika dhe gjeologjia.

Kryeministri Edi Rama i cilësoi këto punime si një “konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën”, duke vlerësuar nivelin e ideve të paraqitura nga të rinjtë. Nga kjo fazë, 13 projekte janë përzgjedhur për të kaluar në fazën e tretë, ku gara do të zhvillohet në nivelin e Drejtorive Rajonale të Arsimit.

"Një konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën në Fazën II të Festivalit Kombëtar të Shkencës, ku me 107 projekte në një prezantim intensiv nxënësit e gjimnazeve të Tiranës sollën zgjidhje mbresëlënëse shkencore me tematikë nga optika te krijimi i sensorëve dhe robotika, projekte në fizikë apo gjeologji, ndërsa 13 super-ide siguruan vendin e tyre në fazën e ardhshme, ku gara do të vijojë në nivelin e Drejtorive Rajonale të Arsimit në gjithë Shqipërinë" shkruajti Rama në Facebook. 

Festivali Kombëtar i Shkencës synon të nxisë mendimin kritik dhe aplikimin praktik të njohurive, duke u dhënë nxënësve mundësinë të zhvillojnë projekte ndërdisiplinore dhe të testojnë idetë e tyre në një skenë konkurruese. /Shqiptarja

ME TE LEXUARAT